Vrasja e liderit të Hamasit/ Izraeli: Nuk kemi komente për incidentin. Në gatishmëri ndaj hakmarrjes së Iranit

Azia

Vrasja e liderit të Hamasit/ Izraeli: Nuk kemi komente për incidentin. Në gatishmëri ndaj hakmarrjes së Iranit

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 16:15
Benjamin Netanyahu

Qeveria izraelite thotë se nuk do të bëjë vërejtje për vdekjen e Ismail Haniyeh.

“Ne nuk po komentojmë për atë incident,” tha zëdhënësi David Mencer në një konferencë me gazetarët.

Ai tha gjithashtu se Izraeli ishte në “gadishmëri jashtëzakonisht të lartë” për hakmarrjen iraniane.

Sot në mëngjes, zyra e shtypit e qeverisë izraelite postoi një imazh të Haniyeh me fjalën “eleminuar” të stampuar në ballin e tij.

Megjithatë, postimi u hoq më vonë dhe nuk është më i dukshëm në faqen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat