Prag lufte/ Lideri i Iranit bën thirrje në funeralin e liderit të Hamasit: Sulmoni Izraelin

Azia

Prag lufte/ Lideri i Iranit bën thirrje në funeralin e liderit të Hamasit: Sulmoni Izraelin

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 08:59 Përditësuar në ora: 13:16 më 01.08.2024
Ayatollah Ali Khamenei

“Sulmoni Izraelin”, thirrja e liderit suprem të Iranit në funeralin e liderit të Hamasit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri thirrje për të sulmuar Izraelin ndërsa në Teheran po zhvillohej funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra një ditë më parë në Iran, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri.

Për sulmin me raketa Irani fajësoi Izraelin, duke e cilësuar akt terrorist. Përmes Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin “as të përfshirë dhe as të informuar” ndërsa shtojnë thirrjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Blinken po ashtu apeloi që të situata e tensionuar të mos përshkallëzohet. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent me kërkesë të Iranit për të diskutuar vdekjen e Haniyeh, ku i dërguari i Teheranit, Amir Saeid Iravani, u kërkoi anëtarëve të ndërmarrin “veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Vrasja e Haniyeh ka nxitur frikë se gjendja në rajon do të përshkallëzohet, pasi tensionet kanë qenë vazhdimisht të larta prej se nisi lufta në Gaza.

Ai u vra në një kohë kur Uashingtoni është duke bërë trysni t’i bindë Hamasin dhe Izraelin të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza.

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti janë të përfshirë në rundet e fundit të bisedime për arritjen e një marrëveshjeje. Haniyeh u bë shef politik i Hamasit në vitin 2017 dhe jetoi në Rripin e Gazës deri në vitin 2019, kur u zhvendos për të jetuar në mërgim në Katar.

Funerali i liderit të Hamasit tërheq turma në Iran

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në kortezhin funeral në Iran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në një sulm në Teheran të mërkurën.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, po kryen lutjet para varrosjes së liderit të Hamasit në Katar, raporton BBC.

Mediat amerikane kanë cituar zyrtarët iranianë të kenë thënë se lideri suprem ka urdhëruar një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, i cili thotë se ishte përgjegjës për sulmin në tokën iraniane.

Izraeli nuk e ka komentuar drejtpërdrejt vrasjen.

Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij u kishte dhënë “goditje dërrmuese” armiqve të tij ditët e fundit, duke përfshirë vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban, disa orë para sulmit të Teheranit.

Ai paralajmëroi izraelitët se “ditët sfiduese janë përpara”, teksa frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme po rritet.

“Që nga greva në Bejrut, ne kemi dëgjuar kërcënime nga të gjitha anët”, tha ai në një fjalim televiziv. “Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi kundër një “përshkallëzimi të rrezikshëm” të armiqësive në rajon.

Krahu i armatosur i Hamasit tha se vdekja e Haniyehut, i cili shihej gjerësisht si udhëheqësi i përgjithshëm i grupit, do ta “çonte betejën në dimensione të reja” dhe do të kishte pasoja të mëdha.

Grupi Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz. Që nga sulmi, Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin.

Ndërkaq, deri më tani raportohet se janë vrarë rreth 40 mijë palestinezë dhe mbi 90 mijë janë plagosur në ofensivën ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Protesta pro-palestineze në Marok dhe Tunizi pas vdekjes së liderit të Hamas

Qindra njerëz morën pjesë në demonstratat në Rabat dhe Tunis të mërkurën mbrëma në solidaritet me popullin palestinez dhe për të denoncuar vdekjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në një goditje ndaj Teheranit.

Përpara parlamentit, në qendër të kryeqytetit maroken, më shumë se një mijë njerëz demonstruan duke valëvitur flamujt palestinezë. Rreth 500 protestues u mblodhën në Tunis, duke valëvitur flamujt palestinezë, pankarta të Hezbollahut libanez dhe portrete të liderit të Hamasit.

Tunizia, e cila priti Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) të Yasser Arafat nga viti 1982 deri në 1994, mbështet fuqishëm kauzën palestineze.

Që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor, në Marok ka pasur demonstrata të mëdha për të anuluar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Mbretëria ka bërë thirrje zyrtarisht për një “përfundim të menjëhershëm, total dhe afatgjatë të luftës së Izraelit në Gaza”, pa vënë kurrë në dyshim normalizimin e marrëdhënieve.

Në Iran nis ceremonia e varrimit të Ismail Haniyeh

Një ceremoni varrimi ka filluar të enjten në Teheran për Ismail Haniyehun, liderin politik të grupit ekstremist palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Irani ka thënë se Haniyeh, 62 vjeç, u vra më 31 korrik në Teheran nga një sulm ajror, për të cilin e ka akuzuar Izraelin. Ky sulm ka ngjallur frikë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i udhëhoqi lutjet për Haniyehun, ndërsa në qendër të Teheranit u mblodhën turma njerëzish duke bartur në duar portrete të Haniyehut dhe flamuj palestinezë.

Haniyeh pritet të varroset të enjten vonë në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Khamenei ka kërcënuar me “ndëshkim të ashpër” për vrasjen e Haniyehut.

Muza Abu Marzuk, anëtar i zyrës politike të Hamasit, është zotuar për hakmarrje gjithashtu.

“Vrasja e liderit Ismail Haniyeh është akt qyqar dhe nuk do të shpëtojë pa përgjigje”, tha Marzuk.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili ishte i pari që njoftoi vdekjen e Haniyehut, tha se po e heton sulmin në të cilin u vra ai derisa ndodhej në Teheran për të marrë pjesë më 30 korrik në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.

Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar vrasjen e tij, por një fotografi e Haniyehut me një vulë në ballin e tij që mbante mbishkrimin “i eliminuar”, u postua nga zyra për media e Qeverisë izraelite në Facebook. Postimi, i cili u fshi më vonë pa ndonjë shpjegim, nuk tregoi se sulmi u krye nga Izraeli, edhe pse theksoi se zyrtari i Hamasit “u vra nga një sulm i përpiktë në Teheran”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, për shkak se ky grup e kreu një sulm brenda Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz. Mbi 250 të tjerë u rrëmbyen atë ditë, disa prej të cilëve janë liruar më vonë.

Disa prej pengjeve kanë vdekur në Gazë, ku Izraeli është i përfshirë në një operacion masiv ushtarak, qëllimi i të cilit thotë se është ta çrrënjosë Hamasin. Një numër i pengjeve besohet se janë ende gjallë.

Vrasja e Haniyehut ka nxitur frikë se gjendja në rajon do të përshkallëzohet, pasi tensionet kanë qenë vazhdimisht të larta prej se nisi lufta në Gazë.

Ai u vra në një kohë kur Uashingtoni është duke bërë trysni t’i bindë Hamasin dhe Izraelin të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë. Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti janë të përfshirë në rundet e fundit të bisedime për arritjen e një marrëveshjeje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha për gazetarë se Uashingtoni “nuk është i vetëdijshëm për e as i përfshirë” në vrasjen e Haniyehut dhe se nuk do të spekulojë në ndikimin që mund ta ketë ajo në rajon.

Ai tha, megjithatë, se “mënyra më e mirë për t’i qetësuar gjakrat” është të bëhet shtytje për një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent më 31 korrik me kërkesë të Iranit për të diskutuar vdekjen e Haniyeh, ku i dërguari i Teheranit, Amir Saeid Iravani, u kërkoi anëtarëve të ndërmarrin "veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar".

Ali Mamouri, hulumtues në Universitetin Deakin të Australisë dhe specialist për Lindjen e Mesme, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë se, derisa lufta e plotë rajonale është ende larg, "do të ketë përshkallëzim të niveleve të reja të konfliktit".

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha për Radion Farda se ka "gjasa që iranianët të kërkojnë një mënyrë për të reaguar ndaj eliminimit të Ismail Haniyeh".

"Por, unë mendoj se fakti që Qeveria izraelite nuk e pranoi publikisht dhe zyrtarisht asnjë përgjegjësi...do të ndikojë disi në shtrirjen ose skajshmërinë e reagimit të Iranit. Mendoj se [përgjigja e Iranit] do të jetë disi më e moderuar seç do të kishte qenë në rrethana të tjera," ai tha.

Haniyeh u bë shef politik i Hamasit në vitin 2017 dhe jetoi në Rripin e Gazës deri në vitin 2019, kur u zhvendos për të jetuar në mërgim në Katar./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat