Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit

Azia

Raportohet se një tjetër komandant i Hamasit u vra në një sulm të Izraelit

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 14:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sulm ajror izraelit në një automjet në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau një komandant të grupit të armatosur palestinez Hamas të shtunën, raportuan mediat e lidhura me Hamasin, teksa agjencia palestineze e lajmeve “WAFA” bëri të ditur  se katër burra të tjerë u vranë gjithashtu, raporton Reuters.

Identiteti i të tjerëve nuk ishte i qartë, sipas raportit të WAFA-s, i cili citon zyrtarët shëndetësorë.

Ushtria izraelite ka njoftuar se kishte kryer një sulm ajror kundër një celule militante rreth qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor.

Mediat e Hamasit raportuan  se një automjet që transportonte luftëtarë ishte goditur dhe se një nga komandantët e brigadave të saj Tulkarm u vra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat