Tërmeti me magnitudë 7.1 godet Japoninë

Azia

Tërmeti me magnitudë 7.1 godet Japoninë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 10:47
Japoni

Japonia u godit të enjten nga një tërmet i fortë, duke shkaktuar alarm për cunami.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi provincën Miyazaki.

Tërmeti u raportua rreth orës 07:42 GMT.

Më herët, USGS kishte thënë se magnituda ishte 6.9.

Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për provincat Kochi dhe Miyazaki.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat