Irani paralajmëron kompanitë që të shmangin hapësirën e tij ajrore për shkak të stërvitjeve ushtarake

Azia

Irani paralajmëron kompanitë që të shmangin hapësirën e tij ajrore për shkak të stërvitjeve ushtarake

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Linjat ajrore egjiptiane janë urdhëruar të shmangin hapësirën ajrore iraniane për tre orë pas një njoftimi nga Teherani për stërvitje ushtarake, ka njoftuar Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit.

Bëhet e ditur se paralajmërimi ka ardhur mes tensioneve rajonale në rritje pas vrasjes së liderit të Hamasit në Teheran javën e kaluar.

Egjipti tha se lajmi është dhënë në formën e një njoftimi të dërguar nga Irani për të gjitha linjat ajrore komerciale.

Siç raportohet, ndalimi nga hapësira ajrore iraniane do të zgjasë për tre orë, shkruan euronews.

Duke folur për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA, kreu i aeroportit ndërkombëtar iranian në kryeqytetin e Teheranit, Saeed Chalandari, ka mohuar raportet për një paralajmërim kundër hyrjes në hapësirën ajrore iraniane, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kjo vlen për të gjithë vendin.

Ndryshe, Izraeli është përgatitur për një sulm nga Irani dhe milicitë aleate të tij lidhur me vrasjet në Teheran të liderit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut.

Si Irani ashtu edhe Hamasi fajësuan Izraelin për shpërthimin që vrau Haniyeh, por Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat