Hezbollahu hakmerret, sulmon me dronë trupat izraelite në kufirin libanez

Azia

Hezbollahu hakmerret, sulmon me dronë trupat izraelite në kufirin libanez

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Krahu ushtarak i lëvizjes shiite Hezbollah goditi Batalionin e 188 të blinduar të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit duke përdorur disa dronë.

Këtë e ka raportuar kanali televiziv Al Mayadeen.

Thuhet se nga sulmi ka pasur viktima, por numri nuk është specifikuar. Sulmi u krye në përgjigje të bombardimeve izraelite të fshatrave dhe ndërtesave të banimit në Libanin jugor. Kujtojmë se dje negociatat për armëpushim në Doha ‘dështuan’, ndërsa thuhet se ato do të rifillojnë javën që vjen.

Secila palë ka kushtet e veta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat