Autoritetet iraniane kanë mbyllur një shkollë të gjuhës gjermane të Teheran duke përmendur shkelje të paspecifikuara ligjore, sipas faqes së internetit të gjyqësorit të vendit Misan.
Rrjeti raportonte se dy institucione arsimore “ilegale” që menaxhoheshin nga Republika Federale e Gjermanisë, ishin mbyllur.
Forcat e sigurisë kishin rrethuar me shirita sot Institutin e Gjuhës Gjermane në veri të kryeqytetit Teheran, njoftonin dëshmitarët, ndërsa në imazhe tregohej prezencë e policisë jashtë shkollës që financohet nga ambasada gjermane prej vitit 1995.
Rrjeti Nurnews, organ i këshillit të sigurisë së Iranit sugjeronte se masa ishte një kundërpërgjigje ndaj mbylljes së Qendrës Islamike të Hamburg (IZH) muajin e kaluar në veri të Gjermanisë, shkruan rrjeti Yahoonews.
Autoritetet gjermane kishin ndaluar qendrën me motivimin “qendër e rëndësishme propagande për Iranin në Evropë”, në fund të muajit të shkuar.
Ndërsa gjithashtu u konfiskuan aset e pesë nënpikave të saj në qytetet të Gjermanisë.
Javës që shkoi Irani kishte thirrur ambasadorin gjerman për të dorëzuar një ankesë për masë-ndalimin.
Së fundmi marrëdhëniet mes Berlinit e Teheranit janë tensionuar, me disa diplomatë të dëbuar nga të dyja palët, dhe dy gjermanë të ndaluar aktualisht në Teheran me akuza spiunazhi.
Vitin e kaluar gjermano-iraniani Jamshid Sharmah u dënua me vdekje për akuza terrorizmi, të cilat ai vazhdon t’i mohojë.