Shpërthen një bombë në Pakistan, vriten dy fëmijë dhe një grua

Azia

Shpërthen një bombë në Pakistan, vriten dy fëmijë dhe një grua

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një bombë shpërtheu pranë një zyre policie në jugperëndim të Pakistanit, duke e trazuar vendin këtë të shtune.

Si pasojë të vrarë mbetën dy fëmijë dhe një grua, dhe u plagosën 15 persona, thanë autoritetet, raporton Washington Post.

Bomba dukej se kishte shpërthyer nga distanca dhe një hetim është në vazhdim, tha zyrtari i policisë Mujirbur Rehman. Ai tha se të plagosurit përfshinin policë dhe kalimtarë dhe disa u shtruan në spital në gjendje kritike në Quetta, kryeqyteti i provincës Baluchistan.

Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin në Pishin, një lagje në Balochistan. Dyshimet ka të ngjarë të bien mbi grupet separatiste që kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në muajt e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat