Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë sërish Izraelin

Azia

Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë sërish Izraelin

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Rebelët shiitë Houthi të Jemenit uruan sot veprimin e Hezbollah të Libanit për sulmin e saj ndaj Izraelit dhe përsëritën kërcënimet për t’u hakmarrë kundër sulmeve izraelite në portin Hodeidah muajin e kaluar.

“Ne përgëzojmë Hezbollahun dhe Sekretarin e Përgjithshëm të tij për sulmin e madh dhe të guximshëm të nisur nga rezistenca këtë mëngjes kundër armikut izraelit”, thanë Houthi në një deklaratë.

Ata gjithashtu shtuan se një përgjigje ndaj sulmeve izraelite të 20 korrikut kundër portit të Hodeidah, do të ndodhë më patjetër.

Rebelët shiitë kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin sulme kundër Izraelit pas sulmeve të 20 korrikut, të cilat ishin përgjigja e Izraelit ndaj një sulmi me dron Houthi në Tel Aviv shkaktoi një të vdekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat