Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell mbështet thirrjen e Libanit për zbatimin e rezolutës së OKB-së, derisa kriza e Lindjes së Mesme përkeqësohet.
Kryediplomati i BE-së shprehu të dielën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar rreziqet e rënda që paraqet si në rajon ashtu edhe në atë global.
"Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë," tha shefi i politikës së jashtme Josep Borrell në platformën e mediave sociale X.
Ai i bëri jehonë gjithashtu thirrjes së bërë nga kryeministri i Libanit, Najib Mikati për zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila synon të ndalojë armiqësitë dhe të stabilizojë rajonin.
Borrell theksoi më tej rëndësinë e një "armëpushimi në Gaza" si një hap thelbësor për të zbutur rrezikun që konflikti të shndërrohet në "një luftë të plotë".