Grupi militant palestinez Hamas pretendon se ka shkrepur raketa në Tel Aviv të Izraelit.
Ky grup tha se sulmi është si kundërpërgjigje për Izraelin për “masakrat e kryera mbi civilët”.
Në anën tjetër edhe ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin, duke theksuar se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme janë aktivizuar në Rishon LeTsiyon, që gjendet rreth 8 kilometra në jug të Tel Avivit.
IDF-ja izraelite njoftoi se raketat e lansuara nga Gaza, kanë rënë në një ambient të hapur në pjesën qendrore të Izraelit.
E lidhur me propozimin për armëpushim në Gaza, Hamasi ka kundërshtuar kushtet e reja izraelite.