India dhe Pakistani goditen nga shirat e dendur, vdesin 28 persona

Azia

India dhe Pakistani goditen nga shirat e dendur, vdesin 28 persona

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Shirat e dendur goditën zonat bregdetare të Indisë dhe Pakistanit përgjatë Detit Arabik, duke përmbytur qytete në Gujarat të Indisë perëndimore dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, me autoritetet që parashikojnë që një stuhi ciklonike të zhvillohet deri të premten.

Njerëzit për të lëvizur në qytet, duhej të zhyteshin deri në bel  në ujë, sipas Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 28 ​​persona kanë vdekur këtë javë nga incidentet e lidhura me shiun në shtet, thanë zyrtarët.

Meteorologët në Indi dhe Pakistani paralajmëruan se shirat e mëtejshëm dhe erërat e forta priten të godasin bregdetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat