​Tre të vdekur nga tajfuni Shanshan në Japoni

Azia

​Tre të vdekur nga tajfuni Shanshan në Japoni

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Të paktën tre persona kanë vdekur, më shumë se 40 persona janë lënduar dhe miliona të tjerë janë evakuuar pasi një tajfun i fuqishëm goditi Japoninë jugperëndimore.

Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të jetë një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë rajonin.

Tajfuni Shanshan me erëra me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë po lëviz drejt veriut të Japonisë. Më shumë se 200 mijë familje në shtatë prefektura janë pa energji elektrike. Më shumë se 5.2 milionë njerëzve iu dhanë njoftime evakuimi në të gjithë vendin, thanë autoritetet.

Për shkak të stuhisë u pezullua pjesërisht edhe qarkullimi ajror, hekurudhor, detar dhe autobusëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat