Benjamin Netanyahu është zotuar se do të “zgjidhte llogarinë” me Hamasin pasi ushtria izraelite gjeti dje trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel i Gazës.
Kryeministri izraelit u tha udhëheqësve të Hamasit se “ne do t’ju gjuajmë, do t’ju kapim dhe do t’i zgjidhim hesapet”.
Netanyahu akuzoi gjithashtu Hamasin për kryerjen e një sulmi me armë më herët të dielën pranë qytetit të Hebronit në Bregun Perëndimor të okupuar.
“Ne po luftojmë në të gjitha frontet kundër një armiku mizor që dëshiron të na vrasë të gjithëve. Vetëm këtë mëngjes, ai vrau tre policë në Hebron”, tha ai, duke iu referuar Hamasit.
“Fakti që Hamasi vazhdon të kryejë mizori të tilla si ato që kreu më 7 tetor na detyron të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që nuk mund ta bëjë më këtë.”
Hamasi nuk e ka marrë përsipër sulmin në Bregun Perëndimor, por në një deklaratë e quajti atë një “operacion heroik të rezistencës”.
Tre oficerë policie, dy burra dhe një grua, u vranë herët të dielën në një sulm me armë zjarri pranë pikës së kontrollit Tarqumiya pranë qytetit të Hebronit, tha policia. Ushtria izraelite tha se sulmuesit qëlluan në një automjet në pikën e kontrollit.