Hezbollahu lëshon 20 raketa drejt territorit të Izraelit

Azia

Hezbollahu lëshon 20 raketa drejt territorit të Izraelit

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u shprehën se rreth 20 raketa janë gjuajtur në qytetin verior izraelit, Safed gjatë natës, duke thënë se shumica janë kapur ose janë ulur në zona të hapura.

IDF ka njoftuar se askush nuk është lënduar. Një fotografi e publikuar nga televizioni publik, Khan tregon dëme të vogla në një ndërtesë në Dalton, qytet afër Safedit, shkaktuar nga një pjesë rakete.

Ushtria ka thënë gjithashtu se sirenat janë aktivizuar përreth Safedit, për shkak të shqetësimeve se mbeturinat e raketave do të bien dhe se zjarrfikëset po punojnë për të shuar një zjarr në Biry.

Pas disa orësh zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në pyllin Birya, i cili u shkaktua nga sulmi me raketë. Grupi i Hezbullahut ka marrë përsipër autorësinë e sulmit. Grupi, që ka mbështetjen e Iranit, thotë se shënjestroi një bazë të mbrojtjes ajrore me raketat Katuysha në shenjë hakmarrje për një sulm izraelit në Kafr Yoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat