Një oficer policie ka hapur zjarr brenda stacionit të policisë duke lënë të vrarë një burrë të arrestuar për blasfemi në qytetin e Quetta, raportohet nga Pakistani.
Ngjarja e padëgjuar nuk është ende e qartë por viktima i identifikuar si Syed Khan ishte arrestuar një ditë më parë kur policia e kishte shpëtuar nga një turmë e zemëruar që pretendonte se ai kishte ofenduar profetin musliman Muhamed.
Mediat vendase thonin se oficeri Mohammad Khurram, i dyshuar për ngjarjen është arrestuar tashmë, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Vrasjet gjatë paraburgimit janë të rralla në Pakistan, ndersa akuzat e blasfemisë janë shpesh të ekzagjeruara ose të rreme. Ato gjithsesi kanë shkaktuar incidente të rënda në linçime ose vrasje të autorëve të supozuar.
Sipas ligjeve të blasfemisë në Pakistan, kushdo që shpallet fajtor mund të dënohet deri me vdekje, edhe pse autoritetet nuk kanë dhënë ende një dënim me vdekje për blasfemi.
Në rastin e viktimës së djeshme Khan, rezidentët pretendonin se kishte bërë komente ofenduese ndaj profetit dhe e kishin ndaluar.
Pasi ai ishte arrestuar turma kishte rrethuar stacionin e policisë duke kërkuar që të nxirrej jashtë që ata ta vrisnin, sipas mediave lokale. Pakistani ka parë një rritje të numrit të sulmeve për arsye blasfemie vitet e fundit.
Quetta është një qytet konservator relativisht i qetë në jug të vendit, por ka parë sulme nga militantë separatistë, kundër autoriteteve të Islamabadit, shkruan rrjeti Daily Mail.