“Izraeli sulmoi edhe pse e dinte vendndodhjen e tyre”, instituti amerikan publikon listën, 14 rastet kur ushtria e Netanyahut goditi grupet humanitare në Gaza

Azia

“Izraeli sulmoi edhe pse e dinte vendndodhjen e tyre”, instituti amerikan publikon listën, 14 rastet kur ushtria e Netanyahut goditi grupet humanitare në Gaza

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një institut amerikan ka përpiluar 14 incidente në të cilat ushtria izraelite ka sulmuar punonjësit humanitarë, pavarësisht se grupet kanë njoftuar autoritetet izraelite për vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre dhe kanë shënuar qartë automjetet ose objektet e tyre.

Lista e përpiluar nga Instituti i Reformës së Politikave të Sigurisë, përfshin mes të tjerave:

Sulmi i Izraelit ndaj një autokolone të Mjekëve pa Kufij (MSF) që vrau dy anëtarë të stafit më 18 nëntor.

Sulmet e Izraelit në një kishë që vranë dy gra më 16 dhjetor.

Sulmi i Izraelit që vrau një vajzë pesëvjeçare në një strehë të MSF në Khan Younis më 8 janar.

Një sulm ajror izraelit që vrau një punonjës të Anera në Deir el-Balah më 9 mars.

Një sulm izraelit me dron mbi një kolonë Ëorld Central Kitchen që vrau shtatë punonjës të ndihmës më 1 prill.

Sulmi ajror i Izraelit ndaj një autokolone ndihmash Anera që vrau katër palestinezë më 29 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat