Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare Islamike, raportoi agjencia shtetërore e lajme, IRNA më 14 shtator.
Sipas raportimit, sateliti Chamrat-1 ka peshë prej 60 kilogramësh dhe ai me sukses arriti në orbitën prej 550-kilometrash në hapësirë.
Në janar, Irani tha se me sukses kishte lansuar në hapësirë tre satelitë përmes një rakete.
Shtetet e Bashkuara paraprakisht kanë thënë se lëshimet e satelitëve nga Irani janë në kundërshtim me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara e cila i kërkon Teheranit të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që përfshin aftësi të raketave balistike për të ofruar armë bërthamore.
Sanksionet e OKB-së sa i përket programit të Iranit për raketat balistike skaduan tetorin e vitit të kaluar./REL