Irani njofton lëshimin ​​me sukses të një sateliti, pavarësisht kritikave të Perëndimit

Azia

Irani njofton lëshimin ​​me sukses të një sateliti, pavarësisht kritikave të Perëndimit

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Irani lëshoi të shtunën një satelit me një raketë të prodhuar nga Garda Revolucionare paraushtarake e vendit, njoftoi media shtetërore. Ky shënon zhvillimim më të fundit si pjesë e një programi që Perëndimi druhet se po e ndihmon Teheranin të avancojë programin e tij të raketave balistike.

Irani e cilësoi lëshimin si të suksesshëm, por ende nuk asnjë konfirmim nga burimeve të pavarura mbi këtë çështje.

Lëshimi i satelititi vjen mes tensioneve të rritura që kanë kapluar edhe më tej Lindjen e Mesme për shkak të luftës Izrael-Hamas, gjatë së cilës Teherani nisi dhe një sulm të paprecedentë e të drejtpërdrejtë me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Irani vazhdon të pasurojë uraniumin duke ngritur shqetësime në mesin e ekspertëve.

Nën ish-presidentin relativisht të moderuar të Iranit, Hassan Rouhani, Republika Islamike ngadalësoi programin e saj hapësinor nga frika e rritjes së tensioneve me Perëndimin. Presidenti i linjës së ashpër Ebrahim Raisi, një mbrojtës i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei i cili erdhi në pushtet në vitin 2021, e ka nxitur programin. Raisi vdiq në një aksident me helikopter në maj.

Është e paqartë se çfarë po kërkon të bëjë presidenti i ri i Iranit, reformisti Masoud Pezeshkian, lidhur me këtë program, pasi ai heshti mbi këtë çështje gjatë fushatës.

Sipas një raporti të këtij viti të komunitetit amerikan të zbulimit prodhimi që Irani po u bën mjeteve lëshuese satelitore "do të shkurtonte afatin kohor" për prodhimin e një raketë balistike ndërkontinentale, pasi për të, përdoret teknologji e ngjashme./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat