Tetë të vdekur deri më tani pas shpërthimit të ‘pagerëve’ të anëtarëve të Hezbollahut

Azia

Tetë të vdekur deri më tani pas shpërthimit të ‘pagerëve’ të anëtarëve të Hezbollahut

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 19:01
Foto nga vendi i ngjarjes

“Pagerët” e anëtarëve të organizatës libaneze, Hezbollah kanë shpërthyer në të njëjtën kohë duke shkaktuar viktima dhe lëndime të njerëzve.

Tetë persona kanë vdekur deri më tani, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë e Libanit, shkruan skynews.

Hezbollahu tha më parë në një deklaratë se tre persona kishin vdekur – dy luftëtarë dhe një vajzë.

Është e mundur që kjo shifër të rritet me kalimin e kohës ndërsa po vazhdojnë shpërthimet.

Sipas AP, një zyrtar i Hezbollahut tha se të paktën 150 njerëz, përfshirë anëtarë të grupit, u plagosën në pjesë të ndryshme të Libanit kur shpërthyen pajisjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit u bëri thirrje spitaleve që të jenë në gjendje gatishmëri për të pranuar pacientët ndërsa njerëzit që kanë “pager” t’i çaktivizojnë sepse janë hakuar.

Gjithashtu u kërkoi punonjësve shëndetësorë që të shmangin përdorimin e pajisjeve me valë.

AP tha se fotografët e tyre kishin parë dhomat e urgjencës spitalore të mbingarkuara me pacientë, shumë me lëndime gjymtyrësh dhe disa në gjendje të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat