Shpërthimi me 8 të vdekur dhe 3000 të plagosur në Liban, Hezbollahu zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit

Azia

Shpërthimi me 8 të vdekur dhe 3000 të plagosur në Liban, Hezbollahu zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Mesditën e kësaj të marte mijëra pajisje gjurmimi dhe komunikimi që përdornin anëtarë të grupit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Bejrut dhe Damask të Sirisë, duke shkaktuar 8 të vdekur dhe rreth 3000 të plagosur.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar grupi Hezbollah, i cili bën përgjegjës Izraelin, si dhe zotohet për hakmarrje.

“Ky armik tradhtar dhe kriminel me siguri do të marrë dënimin e duhur për këtë sulm”, deklaroi grupi Hezbollah.

Grupi i armatosur libanez përsërit gjithashtu “mbështetjen dhe mbështetjen e tij për rezistencën e guximshme palestineze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat