Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Azia

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Organizata libaneze, Hezbollah ka ndërmarrë sulmin e parë ndërkufitar kundër Izraelit, duke hedhur raketa në drejtim të territorit izraelit.

Ky sulm vjen si një përgjigje ndaj shpërthimeve të fundit mjeteve të komunikimit të luftëtarëve libanez – pagers.

Ministria e Jashtme izraelite ka raportuar për aktivizimin e alarmeve të sulmit në veri të vendit, ku qytetarët janë udhëzuar të strehohen në vendet e sigurta për shkak të mundësisë së rritjes së rrezikut nga sulmet.

Autoritetet izraelite po monitorojnë situatën dhe po shqyrtojnë reagimet e mundshme ushtarake ndaj këtij zhvillimi, shkruan skynews.

Ky është një përshkallëzim i ri në konfliktin e ndërlikuar midis Izraelit dhe Hezbollahut, duke nxitur frikën e një përplasje të gjerë në rajon, i cili tashmë vuan nga konflikte të shumta.

Ndryshe, autoritetet libaneze kanë bërë të ditur se deri më tani ka vdekur nëntë persona dhe mijëra të tjerë janë lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat