Një nxënës 10-vjeçar në një shkollë japoneze në Kinën jugore ka vdekur një ditë pasi u godit me thikë.
Djali, i cili u regjistrua në shkollën japoneze të Shenzhenit, nuk mbijetoi pas plagëve të marra herët të enjten, thanë zyrtarët japonezë.
Sulmuesi i tij, një burrë 44-vjeçar me emrin Zhong, u arrestua në vend të ngjarjes, tha policia locale, raporton BBC.
Ministri i Jashtëm japonez Yoko Kamikaëa e quajti sulmin “të neveritshëm” dhe tha se Tokio i kishte kërkuar Pekinit një shpjegim “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërsa asnjëra palë nuk e ka konfirmuar kombësinë e viktimës, në faqen e internetit të Shkollës Japoneze Shenzhen thuhet se bëhet fjalë për “fëmijët japonezë që kanë kombësi japoneze”.
Nuk dihet menjëherë motivi i sulmit.
Ai ndodhi në përvjetorin e incidentit famëkeq të Mukdenit, në të cilin Japonia falsifikoi një shpërthim për të justifikuar pushtimin e Mançurisë në 1931, duke shkaktuar një luftë 14-vjeçare me Kinën.