Pas sulmeve në Liban, asnjë pajisje elektronike nuk po konsiderohet e sigurt për përdorim

Azia

Pas sulmeve në Liban, asnjë pajisje elektronike nuk po konsiderohet e sigurt për përdorim

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:01
Libani

Ashtu si turmat ishin mbledhur për të mbajtur zi për disa nga të vrarët në valën e sulmeve me pejxherë-bombë të së martës, një shpërthim ndezi kaos në Dahiyeh, bastioni i Hezbollahut në Bejrutin jugor.

Një video kapi shpërthimin, duke treguar një burrë të shtrirë në tokë dhe njerëzit e kapluar nga paniku, disa duke bërtitur e duke ikur.

E gjithë kjo, pak momente para se të fillonin funeralet, për një djalë 11-vjeçar dhe tre anëtarë të Hezbollahut të vrarë një ditë më parë.

Në zonën përreth kishte zhurma e shpërthimit jehoi nëpër rrugë. Këngët pushuan. Të mbledhurit shikonin njëri-tjetrin, disa të habitur.

Ndërsa raportet u përhapën se kjo ishte pjesë e një valë të dytë shpërthimesh që tani synojnë radio-lidhjet, asnjë pajisje elektronike nuk u konsiderua e sigurt.

Mbështetësit e Hezbollahut ndaluan ekipin e BBC-së disa herë, duke kërkuar që të mos përdornin telefonat apo kamerën.

Zyrtarët libanezë thanë se të paktën 20 njerëz u vranë dhe 450 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin, me zjarre që thuhet se kanë shpërthyer në dhjetëra shtëpi, dyqane dhe automjete.

Tashmë, sulmet e fundit po shihen si një tjetër poshtërim për grupin e mbështetur nga Irani, dhe një tregues i mundshëm se i gjithë rrjeti i tij i komunikimit mund të jetë infiltruar nga Izraeli.

Shumë njerëz këtu në mënyrë të pashmangshme pyesin se çfarë do të vijë më pas.

Ky është një vend ende i tronditur dhe i zemëruar nga ajo që ndodhi të martën, kur mijëra pejxherë shpërthyen në atë sulm të sinkronizuar, pasi përdoruesit morën një mesazh që besonin se kishte ardhur nga Hezbollahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat