​Hezbollahu lëshoi 140 raketa në veri të Izraelit

Azia

​Hezbollahu lëshoi 140 raketa në veri të Izraelit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Hezbollahu lëshoi 140 raketa në veri të Izraelit vetëm një ditë pasi udhëheqësi i grupit ekstremist Hassan Nasrallah shpalli hakmarrjen për një seri shpërthimesh në Liban gjatë tri ditëve të fundit.

Ushtria izraelite tha se raketat ranë në tre valë të premten pasdite, duke synuar vende përgjatë kufirit të shkatërruar me Libanin.

Hezbollahu tha se shënjestroi disa vende përgjatë kufirit me raketat Katyusha, duke përfshirë disa baza të mbrojtjes ajrore, si dhe selinë e brigadës së blinduar izraelite që ata thanë se ishte goditja e parë.

Të enjten, Nasrallah u zotua të vazhdojë sulmet e përditshme ndaj Izraelit pavarësisht sabotimit vdekjeprurës të kësaj jave të pajisjeve të komunikimit të anëtarëve të tij, të cilin ai e përshkroi si një "goditje të rëndë".

Sulmet dy-ditore shënjestruan mijëra pejxherë dhe telekomanda të Hezbollahut dhe shtuan frikën se përleshjet e përditshme midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të përshkallëzohen në një luftë gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat