Shkon në 37 numri i të vrarëve në Bejrut

Azia

Shkon në 37 numri i të vrarëve në Bejrut

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:53

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka bërë thirrje për një hetim mbi shpërthimet e pajxherëve dhe telekive radiofonike në Bejrut të Libanit këtë javë.

Të paktën 37 njerëz u vranë dhe rreth tre mijë u plagosën pasi pajisjet e dorës, të përdorura nga Hezbollah, shpërthyen të martën dhe të mërkurën, raporton BBC.

“E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon përdorimin e pajisjeve me grackë në formën e objekteve portative në dukje të padëmshme”, tha Turk në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit mbrëmë.

“Është një krim lufte kryerja e dhunës me qëllim përhapjen e terrorit midis civilëve,” shton ai, duke bërë thirrje për një hetim “të pavarur, rigoroz dhe transparent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat