Të paktën 13 civilë u vranë këtë të shtunë në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte persona të zhvendosur në vendbanimin Al-Zeytun, në jug të qytetit të Gazës.
Ndërsa, dhjetëra civilë kanë pësuar lëndime të ndryshme në sulmin ndaj shkollës Al-Falah në të njëjtin vendbanim.
Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror ndaj një grupi operativësh të Hamasit në një dhomë komandimi të vendosur brenda një ish-shkolle në qytetin e Gazës.
Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, Hamasi përdori shkollën Al-Falah në lagjen Zeytun për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj ushtrisë izraelite dhe territorit izraelit.
Ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin për përdorimin “sistematikisht” të vendeve civile për veprime terroriste.