Rriten viktimat, 22 të vdekur nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza

Azia

Rriten viktimat, 22 të vdekur nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Të paktën 22 njerëz janë vrarë në një shkollë që strehonte personat e zhvendosur në qytetin jugor të Gazës të shtunën, kanë bërë të ditur autoritetet palestineze, ndërsa ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër një qendër komandimi të grupit militant Hamas.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka njoftuar se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, raporton Reuters.

Zyra e mediave qeveritare e Hamasit ka thënë se 13 fëmijë dhe gjashtë gra ishin në mesin e të vdekurve.

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një qendër komandimi të Hamasit ngjitur me kompleksin që më parë shërbente si shkollë, duke përsëritur një akuzë se Hamasi përdor objekte civile për qëllime ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat