​Përmbytje në Japoni

Azia

​Përmbytje në Japoni

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 19:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën dhe të paktën shtatë të tjerë janë zhdukur sot në Japoni, ku dhjetëra mijëra njerëz në pjesën qendrore të vendit u urdhëruan të evakuohen për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.

Në Ishikawa, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u lënduan rëndë, tha qeveria rajonale në një deklaratë, duke shtuar se tre persona ishin të zhdukur.

Katër persona të tjerë që po punonin për riparimet e rrugëve në Wajima, ku disa ndërtesa janë përmbytur dhe rrugët janë të pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të dheut, konsiderohen të zhdukur.

16,700 banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata, në veri të Ishikawa, u kërkuan gjithashtu të evakuoheshin. Sipas autoriteteve të Ishikawa, shumë ndërtesa u përmbytën dhe rrëshqitjet e dheut bllokuan disa rrugë. 6000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka vënë në gatishmëri të lartë prefekturën Ishikawa, duke paralajmëruar për rreziqe vdekjeprurëse.

Kryeministri Fumio Kishida i kërkoi qeverisë "të bëjë gjithçka që mundet, me prioritet të parë shpëtimin e jetëve njerëzore," u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi.

Nivelet e reshjeve në Japoni kanë arritur nivele rekord vitet e fundit në disa pjesë të vendit, ndonjëherë me përmbytje vdekjeprurëse dhe rrëshqitje dheu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat