Familjarët e pengjeve të mbajtura nga Hamasi akuza Netanyahut: Sakrifikon jetën e tyre për të mbijetuar politikisht

Azia

Familjarët e pengjeve të mbajtura nga Hamasi akuza Netanyahut: Sakrifikon jetën e tyre për të mbijetuar politikisht

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 23:04
Benjamin Netanyahu

Familjarët e personave të cilët janë marrë peng nga Hamasi, shprehën shqetësimin për përshkallëzimin ushtarak të Izraelit me Hezbollahun, duke akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka sakrifikuar “jetët e robërve për hir të mbijetesës së tij politike”.

Në një deklaratë, një nga përfaqësuesit e këtyre familjeve, u shpreh se një marrëveshje për lirimin e atyre që mbahen në Gaza duhet të kishte ndodhur përpara çdo përshkallëzimi ushtarak ose zgjerimit të konfliktit.

Një sulm ajror izraelit që shënjestronte zyrtarët e Hezbollahut në Bejrut të premten vrau të paktën 37 persona, duke përfshirë tre fëmijë dhe shtatë gra.

Rreth 100 robër mbeten në Gaza, të paktën një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur. Më shumë se 100 të tjerë u liruan në këmbim të të burgosurve palestinezë në nëntor dhe tetë janë shpëtuar nga forcat izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat