Shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran, shkon në 51 numri i të vdekurve, 20 të plagosur

Azia

Shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran, shkon në 51 numri i të vdekurve, 20 të plagosur

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në 51 numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit në një minierë qymyri në Iran, ndërsa 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimi në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, u shkaktua nga një rrjedhje metani. Disa minatorë dyshohet se janë të bllokuar brenda.

Presidenti i ri reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre.

Ai gjithashtu njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin.

Irani, një vend prodhues nafte, është gjithashtu i pasur me një sërë mineralesh. Irani konsumon rreth 3.5 milion ton qymyr në vit, por nxjerr vetëm rreth 1.8 milion ton nga minierat e tij.

Pjesa tjetër importohet, shpesh për t’u përdorur në uzinat e çelikut të vendit.

Kjo nuk është fatkeqësia e parë që godet industrinë minerare të Iranit. Vitin e kaluar, një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin verior Damghan vrau gjashtë persona, gjithashtu si pasojë e mundshme e një rrjedhje metani, sipas mediave lokale.

Në vitin 2013, 11 punëtorë humbën jetën në dy incidente të ndryshme në miniera.

Në vitin 2009, 20 punëtorë humbën jetën në disa incidente. Në vitin 2017, një shpërthim në një minierë qymyri shkaktoi të paktën 42 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat