Gallant u bën thirrje për qetësi banorëve izraelit pas sulmeve ndaj Hezbollahut

Azia

Gallant u bën thirrje për qetësi banorëve izraelit pas sulmeve ndaj Hezbollahut

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 11:43
Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi ushtria filloi valën e saj më të përhapur të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani,.

Kjo, duke synuar jugun e Libanit, luginën lindore Bekaa dhe rajonin verior pranë Sirisë.

“Ne po thellojmë sulmet tona në Liban, veprimet do të vazhdojnë derisa të arrijmë qëllimin tonë për t’i kthyer banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre,” tha Gallant në një video të publikuar nga zyra e tij të hënën, shkruan Reuters.

“Këto janë ditë në të cilat publiku izraelit do të duhet të tregojë qetësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat