Dhjetëra mijëra qytetarë fillojnë evakuimin nga Libani jugor përpara një fushate të zgjeruar ushtarake izraelite

Azia

Dhjetëra mijëra qytetarë fillojnë evakuimin nga Libani jugor përpara një fushate të zgjeruar ushtarake izraelite

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 20:26
Liban

Mijëra qytetarë libanezë janë larguar nga jugu pasi sulmet ajrore izraelite lanë qindra të vdekur dhe ushtria i paralajmëroi të evakuoheshin përpara një fushate ajrore të zgjeruar kundër Hezbollahut.

Bëhet e ditur se autostrada kryesore nga qyteti port jugor i Sidonit u bllokua nga veturat që po shkonin drejt Bejrutit në eksodin më të madh që nga luftimet e vitit 2006.

Më shumë se 1,000 njerëz të tjerë u plagosën në sulme – një numër tronditës për një vend që ende po lëkundet nga një sulm vdekjeprurës ndaj pajisjeve të komunikimit javën e kaluar, shkruan euronews.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën 274 njerëz u vranë dhe 1,024 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të Izraelit, duke përfshirë fëmijë, gra dhe ekuipazhe emergjente, në një nga breshëritë më vdekjeprurëse në gati një vit luftime.

Gjenerali i ushtrisë izraelite Herzi Halevi ka miratuar sulme shtesë nga selia ushtarake në Tel Aviv dhe ka premtuar veprime më të ashpra kundër grupit militant.

Andaj, IDF u ka bërë thirrje civilëve që jetojnë pranë objektivave të Hezbollahut të evakuohen menjëherë.

Gjithashtu, civilët janë paralajmëruar që të mos lejojnë militantët e Hezbollahut të përdorin shtëpitë e tyre për të ruajtur armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat