Libanezët kanë pritur në radhë në furrat e bukës dhe pikat e karburanteve, për shkak të paralajmërimeve për tu siguruar.
Situata mes Izralit dhe Libanit po përshkallëzohet gjithnjë e më tej, teksa konsiderohet situata më e vështirë vdekjeprurëse që nga shpërthimi i luftës në Gaza më 7 tetor.
Libanezët janë njoftuar për t’u larguar nga shtëpitë e tyre për të gjetur një vend më të sigurt për jetën. Radhë kilometrike janë krijuar në autostradat vendase.
Libani tha se më shumë se 492 njerëz duke përfshirë dhjetëra fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në lindje të vendit dhe të hënën në jug.
Mijëra familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre, gjithashtu. Ushtria Izraelite tha se i goditi 1.600 shënjestra të Hezbollahut në përpjekje për ta shkatërruar infrastrukturën që ky grup i armatosur e kishte ndërtuar pas luftës së vitit 2006.
Hezbollahu, ndërkohë, lëshoi mbi 200 raketa në veri të Izraelit, sipas ushtrisë. U raportua për dy njerëz të plagosur atje. Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi të dyja palët duket se po shkojnë drejt një luftë të përgjithshme.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 35 fëmijë dhe 58 gra janë në mesin e të vrarëve, derisa 1.645 njerëz të tjerë janë plagosur. Ajo nuk tregoi se sa prej të vrarëve ishin civilë apo luftëtarë.