“Një marrëveshje që do të kthente pengjet e mbetura duhet të jetë prioriteti i të gjithë liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
Në një intervistë për CNN, Herzog tha se Izraeli nuk dëshiron apo kërkon një luftë me Libanin, por shtoi se gjithçka ka një kufi, se deri kur një komb mund të durojë.
“Kjo luftë u zhvillua kundër nesh përmes një sulmi terrorist të llojit më të keq më 7 tetor dhe një ditë më vonë Hezbollahu filloi të na sulmonte ditë pas dite.
I kujtoj të gjithëve se kemi kaluar nëpër ferr vitin e fundit. Duam të ndryshojmë ekuacionin dhe duam të shohim një horizont të ri – të cilin meqë ra fjala, e meritojnë edhe palestinezët dhe arabët, por ata janë rrëmbyer nga një perandori e tmerrshme e së keqes,” tha më tej Herzog.