Tajlanda miratoi sot projektligjin për martesat e të njejtit seks, duke e bërë zyrtarisht vendin e parë në Azinë Juglindore dhe të tretin në Azi që njeh martesat e të njëjtit seks.
Vendimi do të hyjë në fuqi pas 120 ditësh, më 22 janar 2025.
Projektligji, i cili doli pas dy dekadash përpjekjesh aktiviste, kaloi në Senat në qershor.
Tajlanda, një nga destinacionet turistike më të njohura në Azi, njihet tashmë për kulturën e saj LGBTQI+ dhe politikën e përfshirjes.