Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Azia

Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:17
Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzojë organizatën

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vdekja e komandantëve të Hezbollahut në Liban në sulmet izraelite nuk do ta gjunjëzojë lëvizjen islamike libaneze.

Disa nga forcat e afta dhe të vlefshme të Hezbollahut u vranë gjë që padyshim e dëmtoi Hezbollahun, por nuk është ajo që mund ta gjunjëzojë organizatën”, tha ai gjatë një fjalimi.

Rezistenca palestineze dhe libaneze do të arrijë fitoren përfundimtare”, tha ai, duke shtuar se Izraeli po vret civilë sepse nuk është në gjendje të mposht armiqtë e tij.

Ayatollah Khamenei ka fajësuar SHBA-në për përshkallëzimin e armiqësive në Liban, pavarësisht garancive të Uashingtonit se nuk ishte në dijeni të planeve të Izraelit paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat