Japonezi që mbajti 46 vjet burg dhe u dënua me vdekje, lirohet nga akuzat për vrasje

Azia

Japonezi që mbajti 46 vjet burg dhe u dënua me vdekje, lirohet nga akuzat për vrasje

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 08:23
Iwao Hakamada

Një japonez që kaloi gati gjysmë shekulli në dënim me vdekje është shpallur i pafajshëm për vrasje të shumfishta.

Iwao Hakamada, tani 88 vjeç, u dënua me varje në vitin 1968 pasi u shpall fajtor për vrasjen e shefit të tij, gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre adoleshentë, dhe vënien e zjarrit në shtëpinë e tyre dy vjet më parë, raporton The Guardian.

Ish-boksieri profesionist kaloi 46 vjet në burg i dënuar me vdekje – që besohet të jetë koha më e gjatë e kaluar në dënim me vdekje nga çdo i burgosur në mbarë botën – derisa u lirua në vitin 2014, kur u shfaqën prova të reja dhe u urdhërua një rigjykim.

Hakamada ka protestuar vazhdimisht për pafajësinë e tij dhe tha se hetuesit e detyruan të rrëfehej, ndërsa avokatët e tij pretenduan se policia kishte fabrikuar prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat