Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi një minierë ari në Indonezi, njoftuan autoritetet të premten.
Incidenti ndodhi dje kur fshatarët po gërmonin për kokrra ari në rrethin Solok të provincës së Sumatrës Perëndimore.
Agjencia Rajonale e Menaxhimit të Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore tha se kanë dërguar ekipin e tyre në vendin e aksidentit dhe kanë gjetur 15 trupa të vdekur.
“Deri më tani ekipi ynë gjithashtu nxori të gjallë tre persona”, tha Ilham Wahab, zëdhënës i agjencisë.
Në korrik, të paktën 23 njerëz vdiqën dhe 35 mbetën të zhdukur në një rrëshqitje masive dheu në një minierë tradicionale ari në lagjen e largët Bone Bolango të Indonezisë në provincën Gorontalo.