Pluhur dhe tym i zi u pa nëpër tërë Bejrutin, derisa qyteti u godit nga shpërthime të fuqishme si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.
Një prej momenteve të shpërthimit është kapur nga kameramani dhe korrespondentja e BBC-së, Nafiseh Kohnavard.
E korrespodenti për Lindjen e Mesme të BBC-së, Hugo Bachega, ka raportuar nga vetura derisa e ka përshkruar kaosin e krijuar në qarkun Dahieh.
Ushtria izraelite thotë se ka sulmuar selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, që konsiderohet si “shtëpia” e militantëve të Hezbollahut.
Në anën tjetër sulmet izraelite janë duke vazhduar mbi qytetet e Libanit, e nga IDF-ja thonë se po shënjestrojnë pozicionet e Hezbollahut.