Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është transferuar në një lokacion të sigurt, raporton Reuters.
Dy zyrtarë të lartë të Teheranit, kanë bërë të ditur për Reuters se janë rritur masat e sigurisë në Iran.
Këto burime thanë se Irani ishte në kontakt të vazhdueshëm me Hezbollahun dhe grupet tjera Proxy të rajonit që janë të vendosur të ndërmarrin hapat tjerë, pasi Izraeli njoftoi se ka vrarë kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Në anën tjetër, Hezbollahu ka bërë të ditur se ka lansuar raketa në drejtim të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore mbi qytetet, fshatrat dhe civilët në Liban.
Rosh Pina në veri të Izraelit ishte në mesin e objektivave të Hezbollahut.
Nga Hezbollahu nuk janë deklaruar akoma lidhur me pretendimet e izraelitëve se është vrarë lideri i tyre Hassan Nasrallah.