Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se Libani do ta bëjë Izraelin “të pendohet për veprimet e saj”.
“Fati i këtij rajoni do të përcaktohet nga forcat e rezistencës – me Hezbollahun në krye të saj”, shtoi ai.
“Forcat e rezistencës” me gjasë ai i referohet Rezistencës së Axisit, një koalicion me grupet e mbështetura nga Irani, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Houthi e Jemenit.
“Banda terroriste që sundon regjimin sionist nuk mësoi nga lufta e tyre kriminale njëvjeçare në Gaza dhe nuk arriti të kuptonte se vrasja masive e grave, fëmijëve dhe civilëve nuk mund të ndikojë në ndërtimin e fortë të organizatës së rezistencës dhe ta shkatërrojë atë”, shtoi ai.
“Tani ata po provojnë të njëjtën politikë marrëzie në Liban”, theksoi lideri iranian
Ai tha se Izraeli ishte “shumë i vogël” për t’i shkaktuar dëme të konsiderueshme Hezbollahut, pavarësisht se Izraeli pretendonte se kishte vrarë liderin e grupit.
“Të gjitha forcat e rezistencës të rajonit janë me Hezbollahun dhe e mbështesin atë”, tha për fund Khamenei.