Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit të saj – zotohet të vazhdojë luftën

Azia

Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit të saj – zotohet të vazhdojë luftën

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e lideri të saj Hassan Nasrallah, pas sulmeve ajrore izraelite në Liban.

Ky grup është zotuar se do të vazhdojë betejën kundër Izraelit.

“Liderishipi i Hezbollahut është zotuar të ndjekë rrugën e martirëve tanë dhe sakrificës së tyre dhe të vazhdojnë xhihadin e tyre në konfrontimin e armikut – duke mbështetur Gazan dhe Palestinënë dhe duke mbrojtur Libanin dhe popullin e saj”, thuhet në kumtesën e tyre.

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka njoftuar se ka arritur të eliminojë kreun e Hezbollahut gjatë sulmeve ajrore.

E nga Irani janë zotuar se Libani do ta bëjë Izraelin të “pendohet për veprimet e saj”, duke kërcënuar haptazi me vazhdim të luftës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat