​Njerëzit po ikin nga Libani

Azia

​Njerëzit po ikin nga Libani

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Më shumë se 50 mijë njerëz kanë ikur në Siri për shkak të sulmeve ajrore izraelite në Liban, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi.

Ai ka shkruar në platformën X, se "mbi 200 mijë njerëz të tjerë janë aktualisht të zhvendosur brenda Libanit".

Një zëdhënës i UNHCR tha se bilanci i personave të zhvendosur në Liban ka arritur në 211 mijë e 319, dhe nga ky numër 118 mijë janë larguar pasi Hezbollahu hapi një front kundër Izraelit në fillim të luftës në Gaza.

"Operacionet e ndihmës janë duke u zhvilluar, veçanërisht ndihma e anëtarëve të UNHCR-së. Ne po mundohemi t'u ofrojmë ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në koordinim me autoritetet", tha Grandi.

Izraeli pretendon se po kryen aksione për të ndalur sulmet e Hezbollahut në veri të territorit që kufizohet me Libanin jugor, dhe kështu të mundësojë kthimin e dhjetëra-mijëra banorëve që u detyruan të ikin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat