Irani do të dërgojë komandant të lartë për të ‘rindërtuar’ Hezbollahun

Azia

Irani do të dërgojë komandant të lartë për të ‘rindërtuar’ Hezbollahun

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Hakmarrja nuk është prioriteti i menjëhershëm i Iranit, kanë thënë për New York Times dy anëtarë të Gardës Revolucionare.

“Rindërtimi i Hezbollahut, emërimi i një pasuesi të Hassan Nasrallahut, ngritja e një strukture komanduese dhe krijimi i një rrjeti të sigurt komunikimi është i pari”, theksuan ata.

Irani po planifikon të dërgojë një komandant të lartë të Forcave Quds në Bejrut nëpërmjet Sirisë, për të ndihmuar në drejtimin e rimëkëmbjes së grupit, thanë burimet.

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei u trondit thellë nga vdekja e Nasrallah, të cilin ai e konsideronte mik, thanë katër zyrtarë iranianë që e njihnin atë personalisht.

Në anën tjetër, Izraeli ka grumbulluar tanket në kufirin pranë Libanit, ku nga ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar se po shqyrtojnë opsionin e zgjerimit të aktiviteve ushtarake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat