Trupi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është gjetur, kanë thënë dy burime për Reuters.
Një burim mjekësor dhe një burim sigurie thanë se trupi i tij u gjet i paprekur në vendin e një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit.
Nuk kishte plagë të drejtpërdrejta dhe dukej se shkaku i vdekjes ishte trauma e mprehtë nga forca e shpërthimit, thanë ata.
Pamjet nga vendi i atentatit zbulojnë një krater të madh në mes të një zone urbane.
Një gropë jashtëzakonisht e thellë mund të shihet midis ndërtesave të larta në Bejrut, në pamjet e postuara nga agjencia palestineze e lajmeve Quds News Network.
Izraeli tha se vrau Nasrallahun duke hedhur bomba në selinë nëntokësore të Hezbollahut poshtë një ndërtese banimi në jug të Bejrutit.