​Izraeli kryen sulm ‘të saktë’ në periferi të Bejrutit

Azia

​Izraeli kryen sulm ‘të saktë’ në periferi të Bejrutit

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka kryer një sulm "të saktë" në periferinë jugore të Bejrutit, duke shënuar ditën e shtatë të përshkallëzimit ushtarak kundër Libanit.

Një deklaratë ushtarake nuk ka shpalosur detaje mbi objektivin e sulmit. “Tani jemi duke kryer sulme të sakta në periferitë jugore të Bejrutit, me më shumë detaje për t'u ndjekur”.

Në një zhvillim të ngjashëm, sirenat u aktivizuan në qytete të shumta në të gjithë Izraelin verior në përgjigje të një breshëri raketash nga Libani.

Kanali izraelit 12 ka raportuar se alarmet u dëgjuan në Nahariya, Galilea e Poshtme dhe në të gjithë Galilenë Perëndimore.

Ushtria izraelite ka thënë se rreth 10 raketa u lëshuan nga Libani në drejtim të Galilesë Perëndimore me disa prej predhave të kapura.

Ushtria izraelite ka goditur Libanin kundër atyre që i quajti objektivat e Hezbollahut që nga 23 shtatori.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare qe nga fillimi i luftës në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat