Shirat e rrëmbyeshëm në të gjithë Nepalin kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke lënë 148 të vdekur dhe 59 të zhdukur, ndërsa përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë, tha policia.
Fatkeqësia ka goditur shumë rajone, duke përfshirë Luginën Katmandu, ku humbën jetën 73 persona.
Provinca Koshi raportoi 17 vdekje dhe provinca Bagmati regjistroi 56 vdekje.
Rrëshqitjet e dheut në rrethin Dhadhing, Jhyaple Khola shkaktuan 35 të vdekur.
Mbi 3 mijë e 600 njerëz janë shpëtuar, por infrastruktura e dëmtuar, duke përfshirë 16 ura dhe mbi 300 shtëpi të shkatërruara, pengon përpjekjet për rikuperim.
Autoritetet po përballen me kushte sfiduese për të vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit.