Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga Libani në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në fillim të këtij muaji.
Kështu ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët.
Filippo Grandi tha se ata që u larguan përfshinin shtetas libanezë dhe sirianë.
Agjencia e OKB-së po ndihmon ata që mbërrijnë në katër pika kalimi, shtoi ai, raporton Sky News.