Rritet në 41.615 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Azia

Rritet në 41.615 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 12:45
Gaza

Është rritur në 41.615 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 360 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës janë vrarë 20 palestinezë ndërsa janë plagosur 108 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.615 ndërsa i të plagosurve në 96.359.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat